Të drejta Kopjimi, Shenja Tregtare dhe Rregulla Marke për Projektin Tor (“Tor”)

Përditësuar së fundi më: 1 shkurt 2025

Ky rregull përshkruan se kur mund të përdorni shenjat tona tregtare dhe markat tona (përmbledhur, “Shenjat Tor”). Këto rregulla zbatohen mbi krejt përdorimet e lejuara dhe shtojnë dhe plotësojnë çfarëdo leje tjetër që mund t’ju kemi akorduar lidhur me përdorimin e shenjave tona tregtare.

Nëse dëshironi të përdorni cilëndo nga Shenjat Tor sipas një mënyre që këto rregulla nuk e lejojnë, ose që përndryshe nuk autorizohet nga një përjashtim prej ligjit mbi shenjat tregtare, fjala vjen, fair use, ju lutemi, lidhuni me ne dhe do të jemi të gëzuar të marrim në shqyrtim kërkesën tuaj. No matter how use is authorized, any goodwill generated by use of the Tor Marks shall inure solely to the benefit of Tor.

Të drejta kopjimi

Lënda në këtë sajt është © The Tor Project, Inc. Veç në u shënoftë ndryshe, lënda nën të drejta kopjimi në këtë sajt licencohet sipas një licence Creative Commons Attribution 4.0 International License.

A do të thotë kjo se po impononi të drejta shenjash tregtare?

Projekti Tor është një ent jofitimprurës kushtuar punës kërkimore të drejtuar nga bashkësia dhe zhvillimit të software-it Tor për anonimitet dhe rrjetit përkatës, me qëllim shpënien përpara të të drejtave njerëzore dhe bërjes së mundur të komunikimit të siguruar anembanë botës. Tor-i është bërë i mirënjohur për paketën e tij të software-it dhe rrjetin e lidhur me të të ndërmjetësve anonimizues onion-routing, me dokumentim në internet, udhëzime për fuqizimin e mbrojtjes së anonimitetit dhe sinjalizime që madje edhe në këtë fazë mbetet software eksperimental. Ne punojmë me zhvillues për të përmirësuar software-in dhe rrjetin dhe i nxisim aktivisht kërkuesit të dokumentojnë sulme, për të na ndihmuar të forcojmë më tej mbrojtjen e anonimitetit të tij. Vetë software-in tonë e shpërndajmë lirisht, por kërkojmë atribuim korrekt.

S’duam të frikësojmë kënd me shenja tregtare, por i përdorim të drejtat tona për të mbrojtur aftësinë e publikut të dallojë software dhe shërbime Tor që plotësojnë këto qëllime të rëndësishme. Ligji mbi shenjat tregtare na ndihmon të sigurojmë se emri Tor përdoret vetëm në lidhje me software-in dhe shërbimet e njëmendta Tor të anonimitetit të ofruara nga Tor-i dhe vetëm për qëllimet e autorizuara. Tek e fundit, që të mbrojnë anonimitetin e tyre në mënyrë të parrezik, njerëzit duhet të jenë në gjendje të identifikojnë burimin e software-it që po përdorin, që të mund të peshojnë fortësinë e tij dhe pikat e dobëta. E vlerësojmë lart besimin që përdoruesit tanë kanë për software-in dhe shërbimet Tor dhe i mbrojmë të drejtat tona për shenja tregtare për të ndihmuar të garantohet se ai besim është i merituar, si sot, ashtu edhe në të ardhmen.

Parimi ynë udhëheqës lidhur me shenjat tregtare është që çfarëdo përdorimi që mund t’u bëni Shenjave Tor s’duhet të ngatërrojë përdoruesit dhe se Shenjat Tor s’duhen përdorur në një mënyrë që është e rreme, ose mashtruese, ose që pohon apo nënkupton një lidhje mes nesh dhe projekti tjetër, në rast se një lidhje e tillë s’ekziston. Unless otherwise permitted, you may not use the Tor Marks in a manner that may diminish or otherwise damage the reputation of Tor, or the goodwill associated with the Tor Marks.

A është ndryshim i madh ky!?

Jo. Këto rregulla të reja qartësojnë rregullat tona të mëparshme dhe i zgjerojnë, duke iu përgjigjur disa pyetjeve të rëndomta që na kanë ardhur, por s’janë menduar të ndalojnë çfarëdo përdorimi që qe lejuar nga rregullat tona të mëparshme. Nëse mendoni se përdorimi juaj i mëparshëm tani është i ndaluar, ju lutemi, na e bëni të ditur!

Cilat janë Shenjat Tregtare të Tor-it?

Termi “shenjë tregtare” përfshin çfarëdo fjale, emri, simboli apo pajisjeje, apo cilëndo ndërthurje të këtyre, që përdoret nga një person apo ent për të identifikuar dhe bërë të dallueshëm të mirat dhe shërbimet e tyre nga ato të ofruara nga të tjerë dhe për të treguar burimin, ose origjinën e këtyre të mirave dhe shërbimeve. Kështu, për shembull, mund të kuptoni nëse sistemi operativ i kompjuterit tuaj zu fill në Redmond apo në Kupertino, duke iu referuar shenjave tregtare të sistemit operativ; dhe as Microsoft-i, as Apple-i s’mund të adoptojnë markat e tjetrit, ngaqë një gjë e tillë në përgjithësi shkakton ngatërresë me konsumatorëve. Në ShBA dhe mjaft juridiksione të tjera s’është e domosdoshme të regjistrohet me qeverinë një shenjë tregtare, para se të pretendohen të drejta mbi shenjën.

Shenjat Tor janë cilado dhe krejt shenjat tregtare pronë, ose të përdorura nga Tor, përfshi, por pa u kufizuar:

    • fjalët tona shenjë “Tor” dhe “The Tor Project”; dhe
    • shenjat tona tregtare “Tor” dhe “Tor Onion”.

Kjo listë mund të përditësohet, dora-dorës që krijohen apo regjistrohen shenja të tjera tregtare.

Përdorimi i Shenjave Tor

Nëse jeni i autorizuar të përdorni Shenja Tor, kanë vend domosdoshmëritë vijuese të përgjithshme:

Përdorni Shenjën e saktë. Shenjat tregtare të Tor-it duhen përdorur në formën e tyre të saktë, më të përditësuar. S’duhen shkurtuar, as ndërthurur me fjalë të tjera.

Përdoreni si Shenjë. Shenjat tregtare, përfshi Shenjat Tor, janë mbiemra dhe kur përdoren duhet të ndiqen nga termi i rëndomtë që ndryshojnë, fjala vjen, “software,” “dëshmi”, ose “produkt.” Mos e përdorni kurrë një shenjë tregtare si një emër, folje apo pjesë tjetër të të folurit.

I vini shenjë Shenjës. Përmendja e parë, ose më e dukshmja e një Shenje Tor duhet të shoqërohet nga një simbol “tm” (”™”), kurdo që është praktike, për të treguar se është një shenjë tregtare; mundeni edhe të përdorni simbolin “r brenda një rrethi” (”®”), nëse shenja tregtare në fjalë është një shenjë tregtare e regjistruar. Nëse s’jeni i sigurt, thjesht përdorimi i simbolit “tm” (”™”) është në rregull.

Jepini Kredite Markës. Teksti vijues i shënimit duhet të duket diku pranë përmendjes së parë, ose asaj më të dukshme të një Shenje Tor. Nëse kjo s’është praktike, mund ta përfshini te faqja e krediteve:

    [Shenja Tor të cilës po i referoheni] është një shenjë tregtare e Projektit Tor; tërë të drejtat të rezervuara.

Duhet të përfshini gjithashtu një lidhje për te sajti zyrtar Tor për te https://torproject.org, që kështu përdoruesit të verifikojnë vetë burimin origjinal të Tor-it dhe, veç në është rënë dakord ndryshe, një shënim që tregon se projekti juaj nuk sponsorizohet nga Projekti Tor. Për shembull: “Ky produkt nuk ka nga pas, ose të sponsorizohet nga, ose është i lidhur me Projektin Tor.”

Domosdoshmëri të Veçanta Përdorimi

Kemi gjithashtu disa domosdoshmëri shtesë që kanë vend për raste të veçanta përdorimi dhe sa vijon vlen për disa nga rastet më të rëndomta në të cilat mund të doni të përdorni një Shenjë Tor.

Disa Përdorime Personale, Jo-Komerciale

Në jetën e përditshme mund të përdorni Shenjat Tor që të shprehni simpatinë tuaj për projektin tonë, në një mënyrë të ndershme, personale dhe jo komerciale – për shembull në bluza, ngjitës, ëmbëlsira dhe të tjera gjëra që ndani me shokët tuaj. Nëse doni të bëni një përdorim komercial, ose internetor të Shenjave Tor që lidhet me këto lloje artikujsh (për shembull, shitje bluzash që përdorin Shenjat tona Tor në një konferencë, apo dhënie a shitje internetore bluzash që bartin Shenjat tona Tor), duhet së pari të merrni lejen tonë me shkrim. Kurdo që përdorni një Shenjë Tor, ju lutemi, ndihuni i lirë të na dërgoni një mostër – do të donim fort të shihnim se ç’po bëni!

Përdorim në Emra Artikujsh Kërkimorë

Rreth Tor-it ka një bashkësi kërkimore të gjallë, që shqyrton sulme dhe mbrojtje të anonimitetit, përmirësime konceptimi, ndikimin në shoqëri dhe një gamë subjektesh të tjera. Mendojmë se është gjë e shkëlqyer që profesorë dhe kërkues të tjerë vazhdojnë të kontribuojnë në bashkësinë tonë dhe madje kemi marrë financim nga National Science Foundation për të na ndihmuar ta mbajmë konceptimin dhe kodin e Tor-it miqësor ndaj kërkuesve. Bibliografia rreth anonimitetit, te freehaven.net/anonbib, paraqet mjaft artikuj kërkimorë që në titujt e tyre përdorin emra të rrjedhur nga Tor-i: Torsk, DefenestraTor, Tortoise, LASTor, Torchestra, StegoTorus, etj.

Meqë autorët e këtyre artikujve kërkimorë s’po provojnë të fitojnë para për veten dhe (ngaqë janë thjesht artikuj studimorë, jo produkte), artikujt nuk po i ngatërrojnë përdoruesit e Tor-it e t’i shpien në xhirim software-i potencialisht jo të parrezik apo në blerje shërbimesh që besojnë se e kanë fillin nga Tor-i, ndaj besojmë se përdorimi i shenjës Tor në këto tituj artikujsh studimorë përbën përdorim të pranueshëm jo-shenjë-tregtare, ose fair use.

Tej kësaj, nëse artikulli kërkimor vjen me software dhe ky software mundet potencialisht të ngatërrojë njerëzit (përdorues apo të tjerë kërkues) rreth faktit nëse është shkruar nga Projekti Tor, apo nëse ky e merr përsipër, ose nëse një përdorim i tillë është përndryshe ngatërrues, lyp lejen tonë shprehimisht.

Emra Projekti dhe Produktesh, Shenja Tregtare, Emra Përkatësish, Blockchain-e ose Token-ë Virtualë dhe Emra Llogarish Internet

Për shkak të natyrës së punës sonë, është kritike që përdoruesit të jenë në gjendje të dallojnë software-in dhe shërbime tonat zyrtare nga ato të palëve të treta, edhe nëse këto shërbime palësh të treta kanë cilësi të shkëlqyer, ndaj s’mund të përdorni Shenja Tor në, ose si pjesë e, çfarëdo projekti apo emri projekti, titull software-i, emër tregtar, shenjë tregtare, emër përkatësie, token apo emër projekti ose simbol virtual ose monedhe, ose emër llogarie internet, pa qenë shprehimisht të autorizuar me shkrim. Për shembull, titulli “BROWSER X – connect to the Tor network!” për software, ose shënimi “@BrowserX-Tor”, nuk lejohen, ngaqë konsumatorët që shohin këto përdorime ka të ngjarë të marrin të mirëqenë se janë shërbime apo llogari zyrtare Tor. Edhe emra përkatësish, të tillë si “TorHelpDesk.com”, ose grup në media shoqërore me emrin “Tor Help Desk” ka të ngjarë të shkaktojnë ngatërrim. Nëse do të donit të përdorni Shenjat Tor në, ose si një pjesë e, çfarëdo emri projekti apo produkti, titull software-i, apo të ngjashëm, ju lutemi, lidhuni me ne, për të diskutuar përdorimin që keni në plan, para se të filloni dhe do të shohim se ç’mund të bëhet. Ju lutemi, kini parasysh se na duhet të jemi pakëz ekstra të kujdesshëm këtu, ndaj përdorime të këtij lloji autorizohen rrallë.

Software i Rrjedhur

Mjaft nga software-i që ofron Tor-i jepen mbi një bazë burimi të hapët, që do të thotë se mund të ndryshoni kodin tonë burim për ta përshtatur më mirë me nevojat tuaja. Por, software-i që ndryshuat është tjetër nga software-i që vjen nga Tor-i dhe, si më sipër, s’mund të përdorni Shenjë Tor te, ose te pjesë të, projektit tuaj të rrjedhur software, apo në emrin e produktit, apo të cilësdo markë që mund të shkaktojë ngatërrim, lidhur me burimin apo origjinën e saj. Nëse ndryshoni software Tor, nuk mund ta shpërndani software-in e ndryshuar nën markën Tor, apo nën çfarëdo Shenje Tor.

Shërbime Që Kanë Lidhje me Software-in dhe Shërbimet Tor

Nëse ofroni të mira apo shërbime që lidhen me të mira apo shërbime Tor (p.sh., software-i juaj ndërvepron me rrjetin Tor), mund të përdorni shenja Tor në formë fjalësh (por jo stema apo shenja dizajni, veç në qofshi të autorizuar me shkrim) në përshkrime të vërteta të asaj çka ofroni, për sa kohë që nuk cenoni domosdoshmëritë për përdorim Shenjash Tor, apo të bëni çfarëdo gjëje që mund të ngatërrojë përdoruesit e t’i bëjë të mendojnë se, ose ato çka ofroni janë një ofertë zyrtare Tor, ose se Tor-i ka një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me entin tuaj. Për shembull, mundeni t’i përshkruani besnikërisht shërbimet tuaja si “japin hyrje prej pale të tretë në rrjetin Tor”, ose “Shërbime jozyrtare asistence për përdorues të Tor-it”. Të njëjtat gjëra do të ishin të paautorizuara ama, nëse shprehen si “shërbime Përdorimi Tor-i”, ose “Shërbime asistence Ndihme për Tor”, ngaqë këto formulime ka të ngjarë të shkaktojnë ngatërresë rreth se kush i jep shërbimet. Përgjithësisht, përdorimi i termit “jozyrtar” është një rrugë e bukur për t’u lënë konsumatorëve të kuptojnë se projekti juaj është i ndryshëm nga i yni. Kur jeni në mëdyshje, duhet të prireni nga ana e dhënies së më tepër, në vend se më pak, shpjegime dhe informacion, ngaqë përdoruesit e Tor-it e kanë për zemër të jenë të informuar dhe dhënia e informacioneve shtesë ndihmon të garantohet se oferta juaj nuk shkakton ngatërrim.

Përdorim Steme

Nëse keni leje me shkrim për përdorim të një steme / elementi grafik Shenje Tor, fjala vjen, stemën tonë “Tor Onion”, duhet ta përdorni në formën nën të cilën jepet te https://styleguide.torproject.org/brand-assets. S’mund të ndryshoni ngjyrat, shkronjat, përpjesëtimet, apo çfarëdo aspekti tjetër të stemës sonë. You must also set our logo off from the other content appearing in your use, and may not make our logo the most prominent feature of your use, except in connection with those personal, non-commercial uses permitted above.

Njoftim Abuzimi Shenjash Tregtare

Ju lutemi, njoftoni çfarëdo shpërdorimi të Shenjave Tor te tor-brand@rt.torproject.org dhe jepni sa më tepër informacion që mundet rreth përdorimit që mendoni se përfaqëson cenim. Do ta hetojmë përdorimin dhe, nëse duhet, do të ndërmarrim një veprim.

Pyetje

Nëse do të donit të përdornit Shenjat Tor në një mënyrë që s’mbulohet nga këto rregulla, ose keni pyetje lidhur me këto rregulla, ju lutemi, lidhuni me ne